INTERVISTË ME PIKTORIN SHQIPTAR NË AUSTRI, GAZMEND FREITAG

Gazmend Freitag
Gazmend Freitag, Artist

VJENË: 18. Shtator 2013

Intervistoi: Lush Neziri

Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova, i lindur më 25 maj 1968 në Pataqani i Poshtëm. Posa përfundoi shkollën e mesme regjistrohet në fakultetin juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar dhe mbyllja e Universitetit të Prishtinës e detyruan Gazmendin ta braktis vendlindjen në vitin 1990 duke u vendosur në Gjermani, deri më 2003. Sot jeton dhe krijon në Linz, Austri. Gazmend Freitag i përkushtohet pasionit të tij të fëmijrisë, pikturimit. Duke poseduar talent të madh në punën e tij artistike në grafikë, ngjyra vaji, tush dhe laps, arrin popullaritet me temën feminitet dhe peizazh. Me kalimin e viteve në krijimtarinë e tij kanë ndikuar shumë piktorë të njohur evropianë si dhe piktorë të realizmit nga Amerika.

Ju kujtohet kur për herë të parë keni marrë në duar brushën për pikturim?

Fillimisht dua përzemërsisht të falenderoj redaksinë tuaj për këtë intervistë. Zanafilla e pikturimit tek unë është në fëmijëri. Për herë të parë kam mbajtur brushë në duar me hyrjen time në shkollë, në lëndën e vizatimit. Aty jam konfrontuar me aquarelet e para.

Po piktura juaj e parë?

Pikturat e para nga unë mund të ekzistojnë në arkivin e shkollës fillore në Pataqani i Poshtëm. Mund të jetë ndonjë natyrë e qetë, ndonjë shtëpi apo pemë.

Sa keni përparuar si artist që nga ardhja juaj në Austri dhe mundësia të merreni pjesë në ekspozita të ndryshme këtu?

Lëvizjen time nga Gjermania (1990 – 2003) në Austri e definoj si periudhë më të avancuar deri më tani. Në Austri iu kam përkushtuar kryesisht artit. Ky është një vend shumë artdashës dhe ka mjaft mundësi dhe hapsirë për tu prezentuar. Me anëtarësimin tim në shoqatën e piktorëve “Forum Palette Oberösterreich” më është dhënë mundësia e integrimit tim më të gjerë në skenën e artit.

Cili është kontakti juaj me jetën kulturore në Austri?

Unë mbaj kontaktet me jetën kulturor në Austri për aq sa kam kohë. Është më se e domosdoshme për ti vizituar edhe ekspozitat e piktorëve tjerë dhe për të vendosur kontaktet me njerëz të artit dhe kulturës, gjë që nuk është lehtë sot në këtë shoqëri aq dinamike dhe gjithnjë në ndryshim.

Muaj më parë, ndër të tjera, ju keni ekspozuar pikturat tuaja në një ndër galeritë më të njohura të Vjenës. A mund të na tregoni më shumë për këtë pjesëmarrje tuaj?

Në qershor të këtij viti ekspozova në galerinë shumë të njohur në Vjenë “Der Kunstraum”. Sukses i madh për mua ishte kur galeristi z. Thurnhofer më pranonoi në programin e tij. Po ashtu jam befasuar pozitivisht se sa shqiptarë artdashës kanë qenë të pranishëm në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës në fjalë.

Çfarë do të thotë arti për juve?

Është vështirë të jap një definicion me verzion të shkurtër. Arti është për mua kënaqësi shpirtërore, domosdoshmëri që i jep arsye dhe kuptim jetës sime.

A mund të jetohet dhe fitohet nga arti?

Unë nuk merrem me art për ta komercializuar atë. Prandaj marr porosi të ndryshme kohë pas kohe për të siguruar jetesën time. Ndodh nganjëherë që ndonjë pikturë imja të gjejë artdashës që më shpërblejnë meritueshëm.

Cilat motive dhe ngjyra dominojnë në punimet tuaja?

Motivet e mia janë kryesisht qenia njerëzore në stilin figurative, realizmi modern i shekullit –XX-; jeta e qetë, peisazhi, portretet dhe nudo. Natyrisht se unë motiveve të mia iu jap një interpretim artistik në stilin tim. Pra, lejoj lirinë krijuese të interpretimit për të mos kaluar tërësisht në realizëm spontan. Ndërsa ngjyrat e mia janë vetëm të vajit, të qualitetit më të lartë por edhe më të shtrenjtë të cilat i marr nga Franca. Janë ngjyrat më të përsosura që nga mesjeta, por edhe më e ndërlikuar për t‟i zotëruar. Dashuria për ngjyra vaji më ka lindur përgjatë “periudhës gjermane” në vitet e 90-ta, kohë kjo kur kam jetuar atje. Tek unë nuk dominon ndonjë ngjyrë e posaçme. Unë përdor çdo ngjyrë në motivet e mia figurative. Interesante janë linjat që unë pikturoj me llojlloshmërinë e ngjyrave, në vaj, kuptohet.

Cilët piktorë shqiptarë dhe austriakë vlerësoni në mënyrë të veçantë?

Nga piktorët shqiptarë vlerësoj Ibrahim Kodrën që ka jetuar dhe krijuar në Itali (ka qenë i shoqëruar në kohën e tij edhe me Picasson), Budim Berishën që ka qenë profesori im i artit në vitin e parë dhe të dytë në shkollën e mesme në Kosovë, etj. Nga austriakët vlerësoj Egon Schiele dhe Gustav Klimt, Alfred Kubin, Kokoschkën, VOKA e shumë të tjerë. Ky i fundit jeton e krijon edhe sot.

Cila do të jetë ekspozita e radhës në të cilën do të merrni pjesë si krijues?

Në plan kam pjesëmarrjen time në “European Art Fest” në Linc nga fundi i shtatorit 2013, ndërsa në janar 2014 me temen “Faces” do të ekspozojë bashkë me disa anëtarë të shoqatës “Palette Forum Oberösterreich” në Traun.

URA E GURIT NE PRIZREN | 2013, vaj ne kanavace, 100 x 80 cm
URA E GURIT NE PRIZREN | 2013, vaj ne kanavace, 100 x 80 cm

http://www.gazmendfreitag.net/presse

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#KUNST

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

meerschweinchenreport

Das Satireweblog zur (fast) gleichnamigen Radiosendung.

%d Bloggern gefällt das: