Presse
Hinterlasse einen Kommentar

PIKTURA E GAZMEND FREITAG

Vepra artistike e piktorit të mirënjohur  Gazmend Freitag është një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes veprës dhe subjektit. Ai arrin që përmes këtij nderveprimi thelbësor të përçojë përjetimin e dukurive përmes shqisave. Pra, përceptimi i tij i fuqishëm emocional i gjithë larmisë së botës shqisore me ngjyrat dhe vizuelet e tjera e bënë atë një artist të veçantë.

Edona Halili

Arti është veprimtari krijuese artistike shumë e lashte. Tërësitë e njohurive dhe zhvillimet të një shoqërie ose grupi, në fushat e caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale përmblidhen me termin kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulture që e karakterizon një popull, është edhe arti. Prandaj të përshkruash një artist shqiptar dhe artin e tij është një shërbin në drejtim të kulturës shqiptare. Piktori kosovar Gazmend Freitag është madhështor në fushën e tij, ndaj nuk është aspak e lehtë të analizosh artin e tij.

Emocionet, ndjenjat, mendimet e tij,  janë dukuri shpirtërore që mund të ndjehen drejtpërsëdrejti nga shqisat, mirëpo ai arrin ti paraqesë ato në format më të bukura të pikturimit. Përmbajtja e tyre mund të shikohet dhe të preket me anën e këtyre veprave të krijuara nga ai. Prandaj, puna e këtij artisti është opusi i mjeteteve të tija materiale: vijave, ngjyrave, lëvizjeve etj, që riprodhojnë estetikisht pamjet e jashtme fizike të dukurive të realitetit dhe ndërton  botën e imagjinatës së larmishme të tij duke i paraqitur ato në figura artistike.

Përderisa shkenctarët studiojnë edhe mikrorganizmat me te imta të natyrës si dukuri objektive të realitetit të mundshëm në secilën fushe te jetes, artisti Freitag të njëjtat dukuri i pasqyron estetikisht përmes ndjenjave të brendshme të tij duke i pasqyruar ato në forma të bukura artistike.

Raporti tij me botën e artit qëndron shumë thellë në brendësinë e tij gjë që e bën këtë artist t’i shpreh ndjenjat e brendshme, kurse shikuesi t’i përjetojë ato ndjenja.

Prandaj veprimtaria e tij artistike është edhe forma më e lartë e përvetësimit estetik të realitetit dhe imagjinatës njerezore, sepse ai nga njëra anë, pasqyron dukuritë e shumëllojshme te natyres dhe antropologjise njerezore dhe nga ana tjetër, ai është krijim sipas ligjeve të së bukurës, është krijim vlerash të reja estetike te menduara sot.

Artistët shqiptarë kanë treguar talent të rrallë në shumë zhanre të krijimtarisë artistike, duke u radhitur në mesin e më të mirëve, jo vetëm në mesin e shoqërisë sonë, por edhe në hierarkinë e artit botëror, artist të penelit vizatimor siç është edhe Gazmend Freitag që po krijon emër e reputacion në qarqet e galeritë bashkëkohore në botë.

Personaliteti, stili i të jetuarit, pamja dhe jetëshkrimi i artistit bëhen pjesë e konsumit që i bëhet veprës së tij, atëherë edhe ato mund të jenë produkt i një procesi krijues po aq sa edhe vepra vetë.

Edhe pse askush prej nesh nuk habitet me arritjet e artistëve të famshëm botërorë si dhe rrugëtimeve të tyre ashtu duhet të ndodhë me njohjen dhe admirimin e artistëve tanë shqiptarë të cilët me opusin e tyre krijues na magjepsin.

Së fundi shënoj se piktori i mirënjohur Freitag ka një prestigj të jashtëzakonshëm në botën e artit të sotëm i cili me ekspozitat e tij qofshin ato individuale apo kolektive po e përfaqëson me sukses pikturën moderne shqiptare.

http://klarabudapost.com/piktura-e-gazmend-freitag/

Advertisements
Dieser Eintrag wurde veröffentlicht in: Presse

von

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s