GAZMEND FREITAG
Hinterlasse einen Kommentar

GAZMEND FREITAG , AI KA LINDUR KRIJUES!

Analistë, kritikë, portale në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, shpeshherë në analiza dhe kritika arti,  janë shprehur se piktori shqiptar nga Kosova, Gazmend Freitag ka lindur me  talentin e tij krijues. Edhe krijuesit e mëdhenj kanë histori fëmijërie të cilën e  ndajnë me publikun. Maestro i pikturës, Gazmend Freitag për pak çaste na kthen në fëmijrinë e tij  të gërshetuar plot ngjarje reale dhe të përjetuara. Tani para artdashësve të tij, por edhe më gjerë sjellim një dëshmi, një thesar të llojit të vet, i cili dëshmon talentin e tij qysh nga fëmijëria.

Me  pedantëri  kishte vendosur numrat në fletët e bardha ku kishte shkruar vjershat. Në atë arkë thesari  ruhen edhe vizatimet e tij të para. Në vendlindjen e tij si në çdo fshat të Kosovës shtohej familja e rriteshin fëmijët,  ndërtonin shtëpi dhe secili dilte e jetonte fatin e tij. Familja u nda sipas traditës e zakonit të asaj ane,  u ndërtuan tri shtëpi të reja. Babai i piktorit u vendos në shtëpinë e re ndërsa shtëpia e vjetër ku kishte lindur ai,  i mbeti vëllait të dytë, axhës së piktorit,  i cili jetonte me prindër.

Krijuesi i vogël me kujdes i kishte ruajtur  librat e tij, të  secilës klasë të cilat i kishte ndarë veç e veç në thes najloni dhe i kishte renditur për mrekulli. Në atë arkiv të vetkrijuar,  me kujdes ruante atë thesar fëmjëror, libra, fletore, vizatime, literaturë shkollore, mes tjerash  romanin „Pse“ të Sterio Spasses i cili ishte i ndaluar të lexohej në atë kohë, indeksin dhe literaturën e fakultetit juridik.

Krijuesi ishte 22 vjeç kur iku në Gjermani. Shtëpinë e vjetër ku ishin  gjërat e tij  në çati, e kishte shkatërruar axha,  nga brenda të katër dhomat,  u shndërruan në shtallë të lopëve. Në çati piktori i kishte  fshehur gjërat e tij personale. Askujt si ra ndërmend t’i ruante ato materiale.  Një pa kujdesi e vogël e tyre i humbi pa gjurmë gjithë atë arkiv krijimesh të piktorit.

Vjeshta e vitit  2003, shënon një moment të veçantë në jetën e tij,  rishfaqjen e fletorës së poetit të vogël me vjersha që  nga  viti 1982 i cili në  rrugtimin e tij u lartësua në legjend të artit pamor botëror.

Remzije Zekolli

01082012 025

Gazmend Freitag, 1982, Pataqani i Poshtem, Kososve

6

7

8

9

PUBLESHEDhttp://www.rajonipress.com/shfleto-artikujt.php?id=51589

http://maqedoniashqiptare.com/2016/04/gazmend-freitag-ai-ka-lindur-krijues/

Advertisements
Dieser Eintrag wurde veröffentlicht in: GAZMEND FREITAG

von

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s