GAZMEND FREITAG, Presse
Hinterlasse einen Kommentar

PIKTURA MË E BUKUR DHE MË E THELLË E GAZMEND FREITAG

ASJE DUKA

Piktura është poezi, është muzikë, është epokë, është ekzistencë njerëzore, është natyrë.

Piktura më e bukur dhe më e thellë; Gazmend Freitag, lindi nga një dashuri e zjarrtë për të dashuruar me zjarr, e cila rrjedh nga përkushtimi e pasioni, për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla.

Kjo është dashuria që e bën të ndjejë dhe të krijojë këtë „burre“, të hedhë në tablo me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve jetë dhe frymë njerëzore, kolosët dhe titanët e mendimit dhe të veprimit botëror. Janë ato çaste që mendja i shndërrohet në stuhi mendimesh, si një uragan, si një Niagarë, kërkon të derdhë në letër, për të kapur të pavdekshmën, perjetësinë. O vepër e përsosur, pikturë e bukur, e dehur nga frymëzimi e pasioni, dritë kumbuese, për gjeniun e letrave shqipe: Ismail Kadarenë, dhe aradhën e atyre që lanë gjurmë në ekzistencën njerëzore, ritmi juaj i mahnitshëm i mendjës, i zemrës dhe dorës tuaj, dominon me ndjesitë e thella duke përsosur poezitë e tyre, në një pikturë të vetme, me më të dëlirat dhe më të lartat shqisa. Dora juaj fisnike dhe mendja juaj e mprehtë dominon pa sforco çdo penelatë e pëlhurë, është si muzikë që këndoni, duke i shkrirë gjithë dobësitë dhe arritjet me joshjen e magjishme të veshur me art, ju jetoni me vërtetësi dhe lartësoni gjithçka nga vini, duke plotësuar varfërinë e ideve me vrullin e fuqishëm të së bukurës brënda jush, të fantazisë, me penelin tënd hyjnor, duke mposhtur dobësitë e botës dhe duke lartësuar vlerën, fitimtar, i dëlire si yll i qetë, lartësohet prej jush, gjithçka që i perket. Ne duam të rilindim vazhdimisht. Ndiqi ëndrrat, mos hiq dorë, tashmë i keni lënë gjurmët tuaja në këtë botë gjigante.

 

 

Kosova Info

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s