GAZMEND FREITAG
Hinterlasse einen Kommentar

DHURATA IME PËR TAHIR TURKAJ

Dua ta shpalosi një moment të bukur, pikërisht me rastin e koncertit shqiptar qe pat organizuar shoqata kulturore artistike „17 Shkurti“ në Baden të Austrisë. Disa jave më parë nga kryetari i shoqatës z. Tahir Turkaj morra ftesën për koncert që do të mbahej më  22.11.2014.

Me Tahirin isha takuar ne Vjenë së paku dy herë më 2013. Jemi njoftuar përgjatë promovimit te antologjisë “Illiricum” në gjuhën gjermane në PEN-Club Vjenë, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Ndërsa herën e dytë jemi takuar përgjatë promovimit të monografisë të autorit z. Hazir Mehmeti, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Në të dy rastet kemi pi kafe së bashku dhe kemi shkëmbyer biseda të larmishme. Unë isha shumë i impresionuar nga Tahiri, urtësia dhe sjellja e tij sa humane por edhe e përzemërt. Pos tjerash Tahiri organizon dy herë në vit koncerte shqiptare në Baden vite me radhë.

Mua spontanisht më lindi ideja ta realizoj një pikturë me portretin e Tahir Turkaj me veshje kombëtare dhe plisin e bardhe mbi kokë. Edhe dy detaje vendosa në pëlhurë, shqiponjën duke fluturuar dhe një vajzë shqiptare me veshje kombëtare duke vallëzuar. Piktura ka dimensionin 220 x 150 cm, vaj në kanavace.

Me rastin e koncertit më 22.11.2014, shpalosa para publikut pikturën dhe ia dhurova Tahirit, për kontributin e madh që e bën vit për vit me angazhimet e tij për mirëmbajtjen dhe kultivimin e traditës sonë në diasporë. (Gazmend Freitag)

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s