Ausstellung, News
Hinterlasse einen Kommentar

Gazmend Freitag, ekspozitë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë

DITËT E AMBASADAVE TË HAPURA  / EKSPOZITË / 19. maj 2017, në orën 11.00

Me rastin e ditës se Dyerve të Hapura të Ambasadave, ekspozon piktori i njohur Gazmend Freitag për herë të tretë radhazi veprat e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Duke punuar me traditën e Impresionizmit Evropian, ky piktor shqiptar fokusohet në veprat e tij në piktura me teknikën vaj në kanavace, grafika dhe ilustrime librash. Dyzetetetëvjeçari është i njohur për veprat e tij me motive shqiptare, të cilat ai me dashuri i paraqet në portrete, peisazhe dhe akte. Edhe këtë herë, piktori na siguron një vështrim në shpirtin shqiptar, si për shembull përmes pikturave vaj në kanavace „Baresha“ dhe „Der Adler“.  Për herë të parë mund të admirohen  edhe portretet e Pjetër Bogdanit dhe Dr. Marianne Graf, kryetare e Shoqatës “Albania-Austria Partnerschaft”, si dhe „Die Braut von Mitrovica“, të cilat si grafika te rëndësishme shumë herë kanë qenë të publikuara në media.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe veprat e Iliriana Ajetit dhe fotografitë e Gjergj Mazit. Ekspozita mund të vizitohet në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë deri në fund të majit.

Për një turne të udhëzuar është i domosdoshem lajmrimi përmes tel.: 01/4000 04 111 respektivisht e-mail  post@bv04.wien.gv.at, si dhe marja e një dokument identiteti!

Lista e veprave të Gazmend Freitag në ekspozitën e Ambasadës së Shqipërisë: Albanische Botschaft!

 

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë

Prinz-Eugen-Straße 18
1040 Vjenë | AUSTRI

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s