DITËT E AMBASADAVE TË HAPURA / EKSPOZITË / 19. maj 2017
Me rastin e ditës se Dyerve të Hapura të Ambasadave, ekspozoi piktori i njohur Gazmend Freitag për herë të tretë radhazi veprat e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Duke punuar me traditën e Impresionizmit Evropian, ky piktor shqiptar është i njohur për veprat e tij me motive shqiptare, të cilat ai me dashuri i paraqet në portrete dhe peisazhe.
Edhe këtë herë, piktori na siguroi një vështrim në shpirtin shqiptar, si për shembull përmes pikturave vaj në kanavace „Baresha“, „Der Adler“, “Nadege am Meer” dhe “Obstladen in Prizren”. Për herë të parë admirohen edhe portretet e Pjetër Bogdanit dhe Dr. Marianne Graf, si dhe grafikat „Die Braut von Mitrovica“, “Skanderbeg in Kruja”, “Albanische Gutenachtgeschichte”, “Albanerin mit Pferd”, “Tanz der Schwerten“, dhe “Flugzeug auf Festung”, të cilat si grafika te rëndësishme shumë herë kanë qenë të publikuara në media.


Kush është nusja nga Mitrovica?
Kjo vepër meravilioze, grafikë e punuar me teknikë të vizatimit me tush antik nga piktori i shquar Gazmend Freitag, është e bazuar në fotografinë e një çifti shqipëtar në Mitrovicë, Kosovë e cila daton nga viti 1916/1917. Kjo fotografi në të cilën është e pasqyruar e përditshmja e banoreve shqipëtar në qytetin e Mitrovicës akoma e dominuar me elementet osmane është pjesë e një serie të fotografive të bëra gjatë Luftës së Parë Botërore, kur trupat e komandos së XX. të ushtrisë austro-hungareze ishin të stacionuara atje. Fotografi është i panjohur ndërsa fotografia origjinale gjendet në Arkivin Shtetëror Austriak në Vjenë*. (Mag. Valbona Reinmüller, akad. Balkanologin, Dolmetscherin und Übersetzerin).

[1] OeStA Kriegsarchiv. Bildersammlung I WK (1914-1918). Fronten. Serbien. 1282 Mitrovica. Heimkehr einer Türkin. Erklärung von Mag. Valbona Reinmüller, akad. Balkanologin, Dolmetscherin und Übersetzerin
|