Ausstellung, Presse
Hinterlasse einen Kommentar

Vështrim në shpirtin shqiptar nga Gazmend Freitag

Emri i piktorit Gazmend Freitag (48) është bërë tashmë familjar për banoret e distriktit të katërt në Vjenë, kjo falë bashkëpunimit të tij me dy ambasadat të këtij distrikti, atë të Shqipërisë dhe të Kosoves, në kuadër të projektit „Dita e Dyerve të Hapura të Ambasadave“.

Vitin e tretë radhazi, ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka hapur dyert e veta duke mirëpritur vizitorë të shumtë, banorë të distriktit, për t’i njohur ata me Shqipërine dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërise dhe Austrisë, të dëshmuara thellë ne histori.

Këtij qëllimi i shërbeu edhe shfaqja e videove me pamje nga Shqipëria, prezantimi i Shqipërise nga Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Austri, z. Roland Bimo, si një vend që ofron jo vetëm atraksione të shumta turistike por edhe miqësi të sinqertë dhe mikpritje të veçantë për turistët austriak, si dhe hapja e ekspozitës me piktura dhe fotografi të artistëve shqiptarë që jetojnë në Austri, Gazmend Freitag, Iliriana Ajeti dhe Gjergj Mazi.

Sikurse edhe në vitet e shkuara, grafikat e Gazmend Freitag e marrin shtysen nga historia e shqiptarëve dhe tradita folklorike e kombit të tij. Veprat e ekspozuara nga ai, jo rastësisht në kuq e zi, përbëjnë një mozaik me shumë përmasa kohore, gjeografike, historike dhe etnografike mbi shqiptarët që shtrihen nga Mitrovica në veri dhe zbresin deri në Gjirokastër në jug, nga periudha e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i vleresuar si mbrojtes i krishterimit, deri tek historia e fundit gjatë Luftës së Ftohtë. Një i huaj merr këtu kaq shumë informacione konkrete dhe emocione mbi trevat shqiptare vetëm e vetëm duke soditur veprat e Freitag.

Gjen aty dritëhijet në bardhë e zi të vallës së ashpër të shpatave, një vallë karakteristike e burrave në trevat veriore shqiptare, ëmbëlsinë e dritës në ninullën e nënës për foshnjën që piktori e kthen në muzikë përmes lojës së ngjyrave dhe linjave në grafikat e tij, si dhe shpirtin kalorsiak dhe të butë të shqiptarit në trajtimin e femrës në grafikën „Nusja nga Mitrovica“. Informohesh mbi historinë e hershme të shqiptarëve nën drejtimin e Gjergj Kastriotit që frenoi për 25 vjet agresivitetin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e trojeve shqiptare, ndërkohë që  mëson mbi rolin e kishës dhe klerit katolik shqiptar në mbajtjen gjallë të identitetit evropian te popullit shqiptar përmes portretit të iluministit shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë, Pjeter Bogdanit, një prift katolik i kohës dhe një ndër autoret e parë  të dokumentuar të letërsisë artistike në gjuhën shqipe.

Me interes paraqitet grafika e avionit në kalanë e Gjirokastrës, një relikë e trishtë dhe e ndryshkur – ngjyrat që përdor autori e përforcojnë aq më tepër këtë ide – e periudhës absurde të Luftës së Ftohtë dhe e izolimit me vite të Shqipërise ish-komuniste, e cila është e vendosur të kapë kohën e humbur dhe të jetë pjesë e rrënjëve të saj të natyrshme evropiane.

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s