Ndjeshmëri e harlisur, ngjyra të gjalla dhe një bardhësi shumëpremtuese që dominon këtë pikturë të piktorit shqiptar Gazmend Freitag, i cili mes tjerash është i njohur për portretet dhe aktet erotike. E punuar në përshtatje me traditën evropiane impresioniste, paraqet dashurine tipike të piktorit për detaje, ngjyra të forta dhe për erotiken e trupit të femrës.
Seancat për veprat e porosituara siç është kjo mbahen në atelienë e piktorit të përmbushur me dritë në Linz. Porositësit dhe modelët vlersojnë mënyrën profesioniste të punës së artistit shqiptar i cili pasionin e tij për bukurinë e lejon që të rrjedh në të gjitha veprat e tij.
