News
Hinterlasse einen Kommentar

Gazmend Freitag, piktorë shqiptarë

Gazmend Freitag, Linz, 2013. © Augustinus Vrank

 

Biografi e shkurtër

Gazmend Freitag u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm të komunës së Rahovecit, më tej regjioni i Prizrenit. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Që si fëmijë Gazmendi dallohet me prirjen e tij për vizatim. Ai si nxënës krahas vizatimit ishte i përkushtuar edhe ndaj letërsisë.

Në fshatin e tij kreu katër klasët e para të shkollës fillore. Shkollimin e mëtejmë Gazmendi e vazhdoi në Fortesë, në ciklin e lartë të fillores nga klasa e pestë deri në të tetën. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasat e tretë e të katërt në gjimnazin e Prizrenit. Posa përfundoi shkollën e mesme si teknik i punëve administrative, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani.

Nga viti 2004, jeton dhe vepron në Linz, Austri.

Në vitin 2013/14 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner.

Punimet e Gazmendit  janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të  autorit ambicioz.

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden / Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden / Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden / Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden / Ändern )

Verbinde mit %s