Një grua e zhveshur, përballë vetes

Nga Gazeta Shqip
28 Gusht 2017

Një grua e zhveshur në banjo është gjithnjë e bukur. Momenti kur i dorëzohesh intimitetit, dhe takimit me veten, është përpjekur gjithnjë të ndërtohet nga piktorët dhe artistët në vepra apo piktura. Gazmend Freitag ka një cikël pikturash nga ky moment, ku femrat ngjajnë aq të bukura.

Nuk kanë rëndësi linjat perfekte, një artist përpiqet të ravijëzoi në trupin e një gruaje mendimet e saj. Pothujse të gjitha nudot e realizuara nga Gazmend Freitag  kanë brenda intimitetin që i bën të pakrahasueshme. Ai ka ditur të gjejë tek secila prej tyre dicka të pathënë, dicka që ne e shohim teksa përpiqemi të analizojmë momentin ku ndodhen.

20
Gazmend Freitag

Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në Pataçan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani.

Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri. Në vitin 2013 mori studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali. Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.

Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është “Baresha”, me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj. Gazmend Freitag  ka dhe një sërë vizatimesh që sjellin figura të njohura të kulturës e mendimit shqip si Pjetër Pogdani, Lasgush Poradeci apo Aleksandër Moisiu.

3
Gazmend Freitag: Grua në banjo 1, 2013, tush në letër, 30 x 40 cm
4
Gazmend Freitag: Grua në banjo 2, 2013, thëngjill në letër, 59,4 x 42 cm
9
Gazmend Freitag: Venus, 2013, tush dhe thëngjill në letër, 40 x 40 cm
2017-03-13 15.29.08
Gazmend Freitag: Gabriele, 2009, tush në letër, 40 x 50 cm
27
Gazmend Freitag; Contemplation, 2013, vaj në kanavace, 70 x 50 cm

WIKIART

 

 

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

gazetarrenjet.wordpress.com/

Direttore editoriale: Hasan Aliaj - Capo Redattore: Andrea Llukani - Capotraduttore: Nikolin Sh. Lëmezhi

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#dieKunst

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

%d Bloggern gefällt das: