Artisti modern Gazmend Freitag ekspozohet nga Galeria ARTINNOVATION pranë ART Salzburg

Gazmend Freitagpranë pikturës së tij “Kur e pashë për herë të parë!”
Linz, 2018. Foto: Johann Traunwieser

Gazmend Freitag është një artist bashkëkohor me origjinë shqiptare, i cili pikturon motive realiste, në piktura me vaj në pëlhurë me ngjyra të gëzuara ose vizaton portrete me laps, shkumës apo tush. Me keto teknika ai përpunon dhe riprodhon kujtimet që ka në vendlindjen e tij, natyrën, njerezit e saj dhe i ndërlidh keto më jetën e tij të sotshme.

Arti i Gazmend Freitag buron poashtu edhe nga përvoja e tij si shqiptar kosovar në diasporë gjatë kohës së luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta, ajo, që e detyroi Gazmendin, që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja e tij Kosova dhe të marr rrugën e arratisjes, fillimisht për në Gjermani, për të kaluar më vonë për në Austri, ku në vitin 2013 vijoi studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz. Gazmendi përvojen e tij të vuajtjes të një të perndjekuri nga vendlindja e ndanë me shumë refugjatë të të sotshmës.

Veprimtaria e Gazmend Freitag përfshinë portrete të personaliteteve të shquar, si të vjetër ashtu edhe të rinjë, portrete të personave të dashur, akte nudo, skena të jetës së përditshme në qytetet me të cilët ai është i lidhur shpirtërisht, sikur Prizreni apo Linz-i i Austrisë, ku ai sot jeton dhe vepron.

Artisti pikturon me stilin e klasicizmit bashkëkohor, i cili midis impresionizmit dhe ekspresionizmit krijon një formë të re të realizmit modern, kështu që Gazmend Freitag sot mund të definohet si një artist nga të mëdhenjtë të artit ndërkombëtar bashkëkohor. Freitag njeh mirë sekretet figurative dhe i shfrytezon këto për të krijuar vepra fascinuese. Ai paraqet bukur emocionet që i merr nga rrethi i tij dhe i përhap ato në dimenzione elegante, përderisa kompozicionet e tij rrezatojnë romantikë, idilizëm natyre dhe hare të jetës. Në shumë vepra të Gazmendit shprehen momente jashtëzakonisht të bukura dhe shumëthënëse, siç është vepra “Kur të pashë për herë të parë!”, vaj në pëlhurë/kanavacë, 120 x 120cm, e cila aktualisht ekspozohet në ART Salzburg të Austrisë.

Veprën e Gazmend Freitag mund të shihni dhe admironi në ART Salzburg në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës:

Të enjten, me 18.10.2018 në orën 18:30

Të premtën, 19. tetor 2018, prej orës 09:00 deri në orën 18:00
Të shtunën, 20. tetor 2018, prej orës 09:00 deri në orën 18:00
Të dielën, 21. tetor 2018, prej orës 09:00 deri në orën 17:00

Në: Messezentrum Salzburg, Am Messezentrum 1, A-5020 Salzburg

Stand C06/07 Galerie Artinnovation

Vepra e Gazmend Freitag prezantuar në ART Salzburg:

Als ich sie das erste Mal sah!
Gazmend Freitag: Kur e pashë për herë të parë! 2018, vaj në pëlhurë/kanavacë, 120 x 120 cm

Takimi i parë, shikimi i parë… kush nuk e ka përjetuar këtë moment, në të cilin gjithçka duket e mundur dhe bota është e mrekullueshme? Në pikturën e tij, vaj në pëlhurë/kanavacë artisti GazmendFreitag kap magjinë dhe shpresën e një takimi të tillë. E gjelbëra dhe e kuqja shëndritese shprehin ndjenjën e një gjallërie shumë të afër. Portreti i gruas së re, i mbushur me dritë është fokusi dhe duket sikur shkëlqen nga brenda, admiruar, me dashuri nga artisti, i cili edhe vetën vendos në pikturë duke shprehur ndjenjat e tij.

ART_Salzburg_Okt.2018_2seitg_Flyer_f.CLASSIC_EXPO_99x210_3.AUFLA
Gazmend Freitag, ART Salzburg Contemporary
ART Salzburg Contemporary 2018
Gazmend Freitag, ART Salzburg Contemporary

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#KUNST

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

meerschweinchenreport

Das Satireweblog zur (fast) gleichnamigen Radiosendung.

%d Bloggern gefällt das: