Gazmend Freitag: “Xhafë, shoku im i rinisë. Ti me mua, sonte e përgjithmonë”

Gazmend Freitag: Xhafer Kadiri, 2019.  © Johann Traunwieser
Ishte shoku im, Xhaferi. Që në vitet 1986, 87, 88 e 89. Në vitin e rëndë të kombit tonë, në 1990, pas mbylljes së universitetit të Prishtinës nga dhuna e politikës jugosllave të kohës, ku unë isha student në fakultetin juridik, u detyrova të largohem. Braktisa vendlindjen pa dëshirën time, ika për në Gjermani tek babai im i cili punonte si punëtor emigrant. Isha vetëm 22 vjecar! Ëndërrat e jetës po më copëtoheshin…

Me Xhafer Kadirin më lidhin shumë kujtime të bukura, e të pashlyera nga kujtesa ime. Kujtimet nuk i harroj dot, sidomos ato momente gjatë pushimeve verore: natyra, fushat me gjelbërim, puna në fushat pjellore, kujdesi dhe kultivimi i vreshtërave: ahhh i kam ato peisazhe në mendje e në zemër: Ja, para syve të mi shoh mollën, rrushin, bostanin, ndjej arromën e tyre … Unë isha gjimnazist në Prizren, ndërsa pushimet verore i kaloja në fshatin tim pitoresk, Pataçani i Poshtëm. E Xhafa, shoku im i dashur, ishte nga Rahoveci, por ne ishim me fat, sepse i kishim fushat, bregoret e vreshtat në regjionin e përbashkët, të quajtura Rastoje. Pra, kalonim momente rinore nostalgjike, me zjarr druri në natyrën e gjelbëruar, duke pjekur kallamoqe të njoma, shoqëruar me gota rakie të regjionit tonë.

Përgjatë 30 viteve të fundit, ne kemi kaluar drejtime të ndryshme; Unë në Gjermani ndersa Xhafa në Kosovë. Ndoshta ai qëndroj në Kosovë, për të mos vdekur kurrë, e unë….

Sonte jam i dehur, nga cokërrimi i gotave më Xhaferin, të gotave që nuk do të thehen kurrë. Adhurimin dhe respektin tim që kam ndaj shoku tim të rinisë, e ndaj ushtarit të lirisë, Xhafer Kadirit, po e portretizoj me laps në letër. Loti nuk më lejon të shofë qartë e si duhet Heroin e mikun tim.

Në gjendjen shpirtërore në të cilen jam unë sonte, nuk e kam të lehtë portretin e vogël të heroit të madh. Sot të portretizoj, miku im, ashtu siq të njof unë ty: të dashur, të kujdesshëm, të sinqertë, i butë e i emocionuar. Ti, gjithmonë, përjetë, i pavdekshëm. Ti, o shoku im e krenaria e Kosovës. Këtu po e shkrijë, brendesin psikologjike të ushtarit, duke paraqitur në portret, që të mbetet gjithmonë në kujtesen tonë kolektive, që sot ne e gëzojmë!

Mbase një ditë, pas 30 viteve, tretur në mërgim, ndoshta do të takohemi, përsëri shoku im, i dashuri im i rinisë, Heroi i im i Shqiptarisë, Xhafer Kadiri!

Copyright: Teksti është botuar në MEKULI PRESS

Xhafer Kadiri
Gazmend Freitag: Xhafer Kadiri, 2019
Xhafer Kadiri
Gazmend Freitag: Xhafer Kadiri, 2019

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#KUNST

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

meerschweinchenreport

Das Satireweblog zur (fast) gleichnamigen Radiosendung.

%d Bloggern gefällt das: