Gazmend Freitag: Art në shina. © Wilson Holz
Piktori Gazmend Freitag ka kënaqësinë të jetë pjesë e jetës publike në qytetin e Linzit dhe kultivon bashkëveprimin me artistët tjerë dhe publikun. Kështu që ështe e natyrshme për te të ulet në shinat e trenit në Stacionin e Linzit në Austri dhe ta përcjellë vetë portretin e tij në botë. Athua ku? Mbase në Kosovë, atdheun e këtij artisti shqipëtar. Ose në Amerikë, ku ai ka adhurues të shumtë. Apo ndoshta në Gjermani, ku jetojnë tri vajzat e tij. Në çdo rast – udhëtim të sigurtë!