Gazmend Freitag Self-Portrait, 2020
Gazmend Freitag më në fund portretizon vetveten
Ka vizatuar e pikturuar emra e personalitete të ndryshme të botës shqiptare por edhe evropiane, sidomos nga areola austriake e gjermane. Para tij kanë qëndruar, për të pozuar femra të modës, të kulturës, të gazetarisë e të fushave të ndryshme, shkruan Botapress.
Por në fund piktori shqiptar me famë evropiane Gazmend Freitag, i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Austri ka vendosur që më në fund ta pikturojë edhe vetveten. Për vlerat e pikturave të tij kanë shkruar kritikë të njohur të botës së artit evropian.
Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka realizuar tashmë dhe një autoportret, pas shumë veprash në të cilat kanë pozuar si modele shumë femra të modës e kulturës të botës gjermano-austriake. I lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, u zhvendos në Gjermani dhe që prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.
Ein Kommentar zu “Portrait of Gazmend Freitag”