Gazmend Freitag porträtiert Skender Ibishi

Gazmend Freitag: Skender Ibishi (1956 – 2017)

Veprimtari i ndjerë Skender Ibishi portretizohet nga artisti i mirënjohur Gazmend Freitag

Në ditët e fundit artisi i dalluar Gazmend Freitag, i cile jeton e krijon ne Linz të Austrisë, ka portretizuar kolosin e lëvizjes për liri, barazi e pavarësi, të ndjerit Skender Ibishi, të cilin portret artisti e realizoi me perkushtim dhe nderim te patriotizmit të tij të madh për atdheun dhe shoqërine shqiptare.

Skenderi ka lindur më 26.12. të vitit 1956. Pas përfundimit të shkollës fillore ka ndjekur mësimet e Gjimnazit ushtarak dhe ato të Akademisë ushtarake në Serbi. Eshtë rritur me mallin për prindërit e tij, motren dhe vëllëzërit, ma mallin  për Kosovën, për  gjuhën shqipe për shokët e shoqet në Prishtinë dhe Kosovë.

Vitet 70 e gjejnë Skender Ibishin në krye të organizatës që angazhohej për Republikën e Kosovës. Megjithëse oficer në ushtrinë jugosllave ai është njëri ndër akterët e platformës për Republikë dhe përgjegjës për çështjet ushtarake.

Skender Ibishi u arrestua me 17 maj 1982, dy muaj pas arrestimit të shumë shokëve e shoqeve të tij anë e këndë Kosovës.  Në këtë kohë ishte duke shërbyer si toger i ushtrisë jugosllave në Valevë të Serbisë. Pas hetimeve dhe torturave çnjerëzore gati një vjeçare, gjykata ushtarake e Beogradit e denoi më 10 mars 1983 me 12 vite burg.

Pas lirimit nga burgu, Skenderi u angazhua politikisht dhe kontribuoi edhe në përgatitjet ushtarake.

Dashuria e Skenderit për vendin ishte dashuri për njerëzit pavarësisht nga përkatësia sociale, politike e fetare.
Kjo bëri që Skenderi të angazhohej për ta, për të drejtat e tyre politike e sociale, për mirëqenie, për drejtësi dhe për barazi.

Ai u rrespektua dhe vleresua edhe nga ata që mund ti kishte kundërshtar politik.

Skender Ibishi nuk vrapoi asnjëherë pas posteve, pas karierës, nuk kërkoi asnjëherë privilegje, nuk u ankua asnjëherë për fatin e tij personal. Skenderi nuk dinte të ankohej. Skenderi dinte të jepte, por nuk dinte të merrte.

Edhe pse në epiqendër të jetës së tij ishtë atëdheu, ai kurr nuk e la anash familjen e tij. Ai ishte bashkeshortë i dashur dhe i përkushtuar, baba i kujdesëshëm dhe i angazhuar dhe vëlla i mirë.


Gazmend Freitag tashmë ka bërë portrete të shumta të personaliteteve të famshme, por edhe të personave me të cilët është i lidhur si artist.

Të dhëna biografike mbi artistin

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtine, shkaku i sistemit diskrimininues e keqtrajtrajtues të shtetit të Serbisë në Kosovë, si shumë bashkatdhetarë e intelektualë te kohës më 1990 u zhvendos në Gjermani dhe më pas prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014.

Gazmend Freitag është një piktor i dalluar, i cili portretizon edhe me porosi, me ç’rast si shabllon i shërbejnë fotot e personit.

Më shume ndër të tjera mbi krijimtarinë artistike, galerinë e veprave te tij dhe kontaktin mund të gjeni në ueb faqen e artistit Gazmend Freitag  

Prointegra
prointegra

 

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#KUNST

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

meerschweinchenreport

Das Satireweblog zur (fast) gleichnamigen Radiosendung.

%d Bloggern gefällt das: