Gazmend Freitag, 2019. © Johann Traunwieser
Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtine, shkaku i sistemit diskrimininues e keqtrajtrajtues të shtetit të Serbisë në Kosovë, si shumë bashkatdhetarë e intelektualë te kohës më 1990 u zhvendos në Gjermani dhe më pas prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014.

Takimi i parë, shikimi i parë… kush nuk e ka përjetuar këtë moment, në të cilin gjithçka duket e mundur dhe bota është e mrekullueshme? Në pikturën e tij, vaj në pëlhurë/kanavacë artisti Gazmend Freitag kap magjinë dhe shpresën e një takimi të tillë. E gjelbëra dhe e kuqja shëndritese shprehin ndjenjën e një gjallërie shumë të afër. Portreti i gruas së re, i mbushur me dritë është fokusi dhe duket sikur shkëlqen nga brenda, admiruar, me dashuri nga artisti, i cili edhe vetën vendos në pikturë duke shprehur ndjenjat e tij.

Portreti i një Bareshe shqiptare. Ajo duket më shumë si një princeshë shqiptare sesa një bareshë. Piktori don të tregoj se gjëja më e rëndësishme në jetë nuk është se çfarë lloj pune bëni, por sa të lumtur ju bënë puna. Kjo pikturë është përzgjedhur për Bienalen e 1-të të Kreativitetit në Verona, Itali, në shkurt të vitit 2014.

Gazmend Freitag i inspiruar që nga koha e gjimnazit mëngjeseve në Prizren duke e hasur çdo ditë urën e përzemërt. Ura e gurit në Prizren vaj në kanavace, e ka shpalosur atë pikturë nostalgjikisht duke mbajtur gjatë në kujtesë dhe zemër.
Ein Kommentar zu “Gazmend Freitag”