Gazmend Freitag: Havzi Nela

Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve

ASIE DUKA

I nderuar Zoti Freitag, i nderuar artist, më lejoni të shpreh mendimin tim, për pikturën tuaj në përgjithësi dhe veçanërisht për pikturën e fundit që ju keni realizuar për dëshmorin e demokracisë shqiptare, për të flijuarin për të përhapur dije dhe kulturë, i cili u dënua me varje nga përbindëshat e diktaturës shqiptare!

Askush si ju zoti Gazmend Freitag, nuk i ka pasqyruar në tablo, tmerret e kobshme, tē asaj kohe të përbindshme dhe mostrash që vrasin intelektualë të pafajshëm, që këpusin fijet e inteligjencës që lartësojnë një komb. Ju z. Freitag i jepni jetë dhe frymë, i jepni përjetesi duke e nxjerrë nga errësirat e harresës, duke e mëkuar me përfytyrim, duke e njerrë në dritë drithëronjëse, përmes penelit, dorës dhe mendjes suaj, dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe përzgjedhēs. Ju sot jeni piktor që nuk njiheni mjaftueshëm në krahasim me atë vizualitet që shpalosni, ndoshta i nënshtruar nga harrimi dhe mospërfillja… Zēri i atyre tablove, i atyre jetëve që ju i mëkoni me shpirt përjetësie, thërret unshëm të dëgjohet jehona e tyre, të ndryshohet korsia e kohës që pret tē vdesin talentët, për tu shpallur të tillë… Pikturat tuaja janë të gjithëkohëshme, me personazhe të spikatur që ju vetëshpallin “Artist”. Arti juaj prodhon me dashuri larminë e figurave vetmohuese e sakrifikuese për njerëzimin, këtu qëndron së pari madhështia e penelit tuaj.

Ju dini ti jepni simbolikë dhe përfaqësim rrënjëve prej nga vini, planetit në të cilin jemi mysafirë, dhe personazhëve më përfaqësonjëse, e më të vyer që ne përulemi me nderim dhe përkushtim shpirtëror, para madhështisë së tyre përfaqësonjëse të Kombit shqiptar dhe mbarë botës. Ju z. Freitag ia keni kushtuar jetën, këtyre jetëve njerëzore, që kalojnë në altarin më të lartë të epokave, këtyre Titanëve të veprimit e mendimit botëror. Sot ndoshta ju jeni tē pakonsideruar nga bashkëkohesit… por koha dhe jeta kanë treguar të kundërtën për të gjithë ato Piktorë, artistë, elitarë që  janë shpallur “Të mëdhenj”.

Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve. Një artist i përkushtuar si ju z. Freitag, që harron vetveten… Askush deri më sot nuk ka realizuar diçka të vyer, pa u mbyllur në studio, pa u përkushtuar, pa u vetmohuar.

Jam e bindur që piktura dhe puna juaj do zërë vendin që meriton në altarin e gjithkohjes.

Uroj që sytë dhe mendja e elitave dhe kritikëve, të vëzhgojnë, të analizojnë dhe të gjykojnë mbi këtë frymë dhe djersë që derdhet mbi pëlhurë, për hir të njerëzimit, pa pritur asgjë në këmbim veç mirënjohjes.

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#KUNST

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

meerschweinchenreport

Das Satireweblog zur (fast) gleichnamigen Radiosendung.

%d Bloggern gefällt das: