Piktori Gazmend Freitag po shfaq suksese të jashtëzakonshme

Gazmend Freitag with his portrait of Alexander Moissi! © Johann Traunwieser

Nga Ramiz Selimi

Këto ditë pata rastin ta vizitoj në atelienë e tij piktorin i mirënjohur nga Linz-i Gazmend Freitag. Aty pash piktura të shumta që autori i kishte punuar në mënyrë të përkryer. Kishte portrete me personalitete të ndryshme, piktura me motive nga traditat, peizazhe dhe plotë kompozime tjera. Të gjitha punimet kishin një konceptim të veçantë që përcjellin tek vizitori një copëz historie nga jeta e përditshme e artistit. Pash një koleksion të veprave të punuar me vaj që kishin marr frymë nga peizazhet e bukura. Veç kësaj ato ishin inspirim për tematikën e veprave që shprehnin një shumëllojshmëri temash dhe emocionesh.

Vet z. Gazmend tregoi se ishte i kënaqur me rrjedhën e karrierës së tij krijuese, megjithatë u shpreh se, ”Të merresh me art sot nuk është aspak e lehte sepse jo vetëm që kërkon kohë dhe investim në punime, por kërkon investim në reklamë dhe promovim të vazhdueshëm. Ti duhet të jesh gjithmonë aktual me organizimin e ekspozitave të shumta, sepse në të kundërtën harrohesh shumë shpejtë.”

Prandaj, Gazmendi jo vetëm që mbante brushën në dorë, por ishte shumë aktiv edhe në afirmimin e tij përmes publiciteti. Tregoi se këtë vit ka organizuar ekspozita dhe prezantime gjithandej, të fundit e kishte në “Botanische Garten” në Linz. Kurse një prezantim të radhës do ta ketë me 18.06.2023 në festivalin e kulturave të popujve në Salzburg. Pos sektorit të kulturës nga qytetit i kripës, njëri ndër organizatorët e këtij evenimenti është edhe Shoqata Austriako-Shqiptare „Alexander Moisiu“. Takimi i kulturave do të mbulohet nga edhe mediat televizive dhe të shkruara.

Ekspozitat dhe prezantimet e shumta i japin mundësi publikut të shohin nga afër dhe t’i kuptojnë në thelb krijimin e qindra veprave që shprehin emocionet dhe ndjenjat e piktorit, por edhe të botës që e rrethon. Kur njeriu i vështron me kujdes punimet të shkon mendja se veprat e tij janë më shumë se vetëm diçka që duhet të shohësh, pasi koleksioni nga vizitorët gjithnjë e më tepër ndjehet.

Gazmendi gjatë bisedës kujtonte vitet e vështira kur si student i juridikut ishte detyruar të emigronte në perëndim. Dhe, pas disa viteve qëndrim në Gjermani e kishte zbuluar talentin e tij të vjetër prej piktori. Ndihet i lumtur pasi tani është etabluar në pjesën e sipërme të piktorëve dhe vlerësohet si njëri nga artistët më të mirë në Austri. Duke pasur parasysh suksesin e ekspozitave Gazmendi po punon në projekte të reja. Ai po planifikon të krijoj vepra tjera unike dhe të veçanta.

Kishte marrë shpërblime dhe vlerësime nga organizata dhe institucione të ndryshme që kanë peshë, si në Linz, Vjenë, Verona Itali, Londër,… Por, mirënjohja që mori nga “Lidhja e krijuesve shqiptarë në mërgatë “ me 30.04.2023 në evenimentin “Pranvera Vjeneze„, tha se ishte njëra nga vlerësimet më të çmueshme që kishte marr ndonjëherë, sepse kjo i vinte nga njerëzit e gjakut tij.

Veröffentlicht von gazmendfreitag

I’m a Kosovar artist living and making art in Linz, Austria. I was born in Pataqani i Poshtëm, Republic of Kosovo on 25 May 1968.

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

gazetarrenjet.wordpress.com/

Direttore editoriale: Hasan Aliaj - Capo Redattore: Andrea Llukani - Capotraduttore: Nikolin Sh. Lëmezhi

Art Perspective

Jeto me art. Jeto me ne.

Mein Linz

Linz - meine Stadt

Mon site officiel / My official website

Venez parler de tout ce dont vous avez envie avec moi. Donnez vos opinions en toute liberté. Laissez vos commentaires. Je vous attends nombreuses et nombreux !!! / Translation in English for people who don't speak French : come to speak about all you want with me. Give your opinions with complete freedom. Leave your comments. I await you many and many !!!

Rudina Hoxha, journalist

Writing is the possibility to make an impact to the society

#dieKunst

kunstbasiert forschen - künstlerisch - gegenwartskunst

The Unfathomable Artist

Art Blogging Infinitum

MuseumsGlück

Ein Blog rund um digitale Projekte in Museen

Japanese Artistic Tour

Lenka Klimešová

Artemisia

Kunst und Feminismus

simple Ula

I want to be rich. Rich in love, rich in health, rich in laughter, rich in adventure and rich in knowledge. You?

%d Bloggern gefällt das: