Alle Beiträge, die unter Portrait gespeichert wurden

Portreti i Pjetër Bogdanit nga piktori shqiptar Gazmend Freitag

Gazmend Freitag (49) jeton e punon në Austri. Ai lindi në vitin 1968 në fshatin Pataçan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani, e pastaj më 2004 në Linz të Austrisë. Në mërgim i hyn fushës së artit pamor, ku piktura është prirja e tij. Në vitin 2013/2014 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. Krahas kësaj, Gazmendi iu rrek punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace Gazmend Freitag Pjetër Bogdani, 2016 Kush është Pjetër Bogdani Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin …